ZYRTARE: Kjo do të jetë logo e Lojërave Olimpike Dimërore

Eshtë zyrtarizuar logoja fituese e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike “Milano-Cortina 2026”. Njoftimi është bërë gjatë një konference dixhitale për shtyp në “Facebook”, në faqen zyrtare “Milano-Cortina 2026”, në sallonin e nderit të Coni-t.

Sport

30/03/2021 19:44

Për herë të parë në histori, emblema e Lojërave zgjidhet nga njerëzit dhe tifozët e sportit me një votë popullore në internet. ‘Futura’, një simbol me ngjyrë akulli me numrat 2 dhe 6 që përfaqësojnë shpatet e skive, me 75% të votave fitoi konkursin me ‘Dado’, me numrat 2 dhe 6 të kuqe dhe jeshile, të mbuluar nga një pëlhurë dëbore për të kujtuar flamurin italian.

Të dy simbolet u prezantuan në skenën e Sanremos më 6 mars, nga “ambasadorët” Federica Pellegrini dhe Alberto Tomba dhe morën 871,566 vota të vlefshme nga Italia dhe 168 vende të tjera, me një pjesëmarrje nga jashtë që është afër 10%.