ZYRTARE: KF Dukagjini e rikthen në Kosovë trajnerin e njohur

Xhengis Rexhepi është rikthyer të punojë në Superligën e Kosovës.

Sport

20/06/2019 21:23

Trajneri i mirënjohur Xhengis Rexhepi, ka marrë drejtimin e KF Dukagjinit.

Skuadra nga Klina, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rexhepin.

Njoftimi i plotë i KF Dukagjini:

ZYRTARE: Xhengis Rexhepi trajner i KF DUKAGJINI

Klinë, 20 Qershor 2019

Trajneri Xhengis Rexhepi, i cili së fundmi ishte trajner i KF Llapit, në karrierën e tij ka qenë trajner i mbi 6 skuadrave në kampionatin Maqedonas. Ka qenë ndihmës trajner i parë i skuadrës Sivasspor në Superligën e Turqisë dhe aktualisht ndihmës trajner i Kombëtares A të Maqedonisë Veriore.

Në ambientet e Klubit KF Dukagjini, në prani të Drejtorit të Klubit Fabian Veseli, Kryetarit të Komunës Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe te një pjesë të kryesisë, trajneri Rexhepi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me klubin tonë.

Në prononcimin e tij për faqen zyrtare të Klubit ai ka deklaruar: Kam nënshkruar me klubin e Dukagjinit sepse më ka pëlqyer projekti i klubit, në vitin e parë synojmë që të stabilizohemi në mesin e tabelës. Do të jap gjithçka nga vetja që ta kalojmë një sezon të suksesshëm.

Dukagjini do të përforcohet me lojtar me pervojë dhe me bagazh të lartë të Superligës së Kosovës.

/Lajmi.net/