Zyrtare: Kai Havertz transferohet te Arsenali

Skuadra e Arsenalit është duke u bërë gati për sezonin e ri dhe për garat e UEFA-s, prandaj po punon shumë në tregun e transferimeve. Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Londra ka bërë prezantimin e transferimit të lojtarit të Kombëtares së Gjermanisë, Kai Havertz, shkruan Lajmi.net Havertz largohet nga Chelsea dhe firmos kontratë me “Topçinjtë”…

Sport

28/06/2023 21:13

Skuadra e Arsenalit është duke u bërë gati për sezonin e ri dhe për garat e UEFA-s, prandaj po punon shumë në tregun e transferimeve.

Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Londra ka bërë prezantimin e transferimit të lojtarit të Kombëtares së Gjermanisë, Kai Havertz, shkruan Lajmi.net

Havertz largohet nga Chelsea dhe firmos kontratë me “Topçinjtë” deri në 30 qershor të vitit 2028.

Arsenali pritet t’i paguaj Chelseat shifrën prej 60 milionë funta, plus pesë milionë bonuse.

Kujtojmë që Kai Havertz me Chelsean fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube./Lajmi.net/