Komuna e Fushë Kosovës lidh kontratë 16.5 mijë euro për bileta dhe transport ajror zyrtar

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar kontratë për shërbimet e transportit ajror dhe sigurimin e biletave për udhëtime zyrtare. Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, kontrata është lidhur me kompaninë Prime Tours & Travel SH.P.K., më 25 shtator 2026. Vlera e përgjithshme e kontratës është 16,530.57 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36…

Lajme

28/09/2026 20:27

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar kontratë për shërbimet e transportit ajror dhe sigurimin e biletave për udhëtime zyrtare.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, kontrata është lidhur me kompaninë Prime Tours & Travel SH.P.K., më 25 shtator 2026.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 16,530.57 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.

Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë dy tenderues dhe të dy janë vlerësuar si të përgjegjshëm, ndërsa kriter ka qenë çmimi më i ultë.