Identifikohen mbetje mortore të dy personave, nuk janë nga Grupi i Intelektualëve

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, ka bërë të ditur për rtk se janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave. Sipas tij, këta dy persona, mbetjet e të cilëve janë identifikuar, nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”, gërmime për të cilët u bënë së fundmi në Zubin-Potok. Ai ka sqaruar se nuk janë…

Lajme

28/09/2026 20:20

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, ka bërë të ditur për rtk se janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave.

Sipas tij, këta dy persona, mbetjet e të cilëve janë identifikuar, nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”, gërmime për të cilët u bënë së fundmi në Zubin-Potok.

Ai ka sqaruar se nuk janë trupa qe janë gjetur nga gërmimet në veri, po në një lokacion tjetër.