ZYRTARE: Josip Tomaseviq dhe Gentrit Begolli transferohen te Prishtina
Prishtina ka kompletuar transferimin e dyshes, Josip Tomaseviq dhe Gentrit Begolli.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/02/18.png)
Sport
Mbrojtësi Tomaseviq vie nga Cilblia, derisa Begolli nga rivali, Llapi, shkruan lajmi.net.
Prezantimi i dyshes do bëhet në ditët në vijim, kështu raporton se paku skuadra e Prishtinës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Josip Tomaseviq dhe Gentrit Begolli nënshkruajnë me FC Prishtinën
FC Prishtina njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomaseviq, i ardhur nga Cibalia ka firmosur kontratë me kampionët në fuqi të Kosovës.
Me Prishtinën ka nënshkruar edhe Gentrit Begolli i ardhur nga Llapi.
Në ditët në vijim do të bëhet prezantimi i tyre nga klubi.
Me Prishtinën në këtë dimër kanë nënshkruar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sylley dhe Adonis Aliu”, shkroi klubi në komunikatë./Lajmi.net/