Zyrtare: Joao Cancelo rinovon kontratën me Manchester City
Manchester City ka blinduar mbrojtësin e krahut, Joao Cancelo.
Sport
Portugezi Joao Cancelo është një nga mbrojtësit e krahut më në formë aktualisht në botën e futbollit.
Lojtari ka fituar pozitën e tij në formacionin e Guardiola, qoftë në krahun e majtë ose të djathtë të mbrojtjes. Ai ka qenë shumë produktiv dhe paraqitjet e tij janë shpërblyer me kontratë të re.
Njoftimi i fundit nga faqja zyrtare e Manchester City bën të ditur se lojtari ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027, përcjell lajmi.net.
Lojtari kishte kontratë deri në vitin 2025, por rinovoi edhe për dy vite. /Lajmi.net/