Zyrtare: James Trafford rikthehet te Manchester City
Manchester City ka arritur marrëveshje me Burnley për rikthimin e portierit James Trafford në “Etihad Stadium”. Sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, marrëveshja është finalizuar nën një klauzolë rikthimi prej më pak se 40 milionë funte, transmeton lajmi.net Trafford ka thënë “po” për rikthimin te City, pasi ishte pikërisht trajneri Pep Guardiola…

Sport
Manchester City ka arritur marrëveshje me Burnley për rikthimin e portierit James Trafford në “Etihad Stadium”.
Sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, marrëveshja është finalizuar nën një klauzolë rikthimi prej më pak se 40 milionë funte, transmeton lajmi.net
Trafford ka thënë “po” për rikthimin te City, pasi ishte pikërisht trajneri Pep Guardiola që e kërkoi transferimin e tij.
Trafford, i cili më herët ishte pjesë e akademisë së Cityt, ka bërë paraqitje të mira me Burnleyn dhe konsiderohet si një nga portierët më premtues anglezë. Klubi tjetër i interesuar për të, Newcastle United, është njoftuar për vendimin e lojtarit./lajmi.net/