Zyrtare: Ja ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi

UEFA me një njoftim zyrtar ka deklaruar se stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqiri i një prej sfidave më interesante të Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor nga ora 20:45, e cila pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie. Pas dy ndeshjeve të…

Sport

12/04/2025 16:38

UEFA me një njoftim zyrtar ka deklaruar se stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqiri i një prej sfidave më interesante të Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor nga ora 20:45, e cila pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tri pikë, duke u pozicionuar në vendin e dytë me tri pikë, ndërsa Anglia gjendet në vendin e parë me gjashtë.