ZYRTARE: Italiani Daniele Orsato delegohet në ndeshjen Chelsea – Real Madrid

Gjyqtari italian, Daniele Orsato do të ndajë drejtësinë në duelin e dytë gjysmëfinal ndërmjet Chelseat dhe Real Madridit.

Sport

03/05/2021 10:51

Gjyqtari italian, Daniele Orsato do të ndajë drejtësinë në kuadër të gjysmëfinales ndërmjet Chelseat dhe Real Madridit, shkruan lajmi.net.

Ai do të jetë i ndihmuar nga asistentët, Alessandro Giallatini dhe Fabiano Preti dhe në dhomën e VAR-it do të ketë përkrah, Massimiliano Irrati ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Davide Massa.

Sfida ndërmjet Chelseat dhe Real Madridit do të zhvillohet të mërkurën në orën 21:00./Lajmi.net/