Zyrtare: Ismet Munishi vazhdon me Dukagjinin edhe për sezonin e ardhshëm
Trajneri Ismet Munishi do të jetë në krye të skuadrës së Dukagjinit edhe për edicionin e ardhshëm. Kështu ka bërë të ditur të ejnjten skuadra nga Klina, transmeton KosovaPress. “Me shumë kënaqësi njoftojmë opinionin publik dhe tifozët se po vazhdojmë bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ismet Munishi, edhe për një sezon tjetër. Jemi të lumtur që puna…

Sport
Trajneri Ismet Munishi do të jetë në krye të skuadrës së Dukagjinit edhe për edicionin e ardhshëm.
Kështu ka bërë të ditur të ejnjten skuadra nga Klina, transmeton KosovaPress.
“Me shumë kënaqësi njoftojmë opinionin publik dhe tifozët se po vazhdojmë bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ismet Munishi, edhe për një sezon tjetër. Jemi të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jenë sërish pjesë e projektit tonë për sezonin e ardhshëm. Besojmë se vazhdimësia dhe stabiliteti që sjell kjo marrëveshje janë themel i rëndësishëm për suksesin që synojmë”, shkruan në njoftimin e KF Dukagjinit.
Në këtë edicion garues, Dukagjini u rendit në vendin e shtatë me 48 pikë duke i shpëtuar kështu rënies në Lugën e Parë të futbollit të Kosovës.