ZYRTARE: Inter thyen rekordin e klubit, transferon Barellan

Nicolo Barella edhe zyrtarisht është lojtar i Interit.

Sport

12/07/2019 22:06

Inter përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, ka bërë të ditur se ka finalizuar transferimin e mesfushorit Nicolo Barella.

‘Zikaltërit’ i kanë paguar 45 milionë euro Cagliarit për 22 vjeçarit, dhe kjo shumë mund të rritet edhe për katër milionë euro në formë të bonunesve, për ta bërë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Barella është marrë në formë huazimi me detyrim blerje pas një sezoni.

22 vjeçari ka nënshkruar me Interin kontratë pesë vjeçare./Lajmi.net/