ZYRTARE: Inter – Getafe nuk zhvillohet nesër

Pas ndeshjes Sevilla - Roma, tashmë edhe ajo mes Inter dhe Getafes është shtyrë, ka konfirmuar UEFA pak minuta më parë.

Sport

11/03/2020 16:35

Takimet e vlefshme për Ligën e Evropës nuk do të zhvillohen nesër për shkak të shpërthimit të koronavirusit në dy shtetet respektive.

“Për shkak të kufizimeve të udhëtimit midis Spanjës dhe Italisë të vendosura dje nga autoritetet spanjolle, ndeshjet e UEFA Europa League mes Sevillës dhe Romës, dhe Inter-Getafe nuk do të zhvillohen nesër siç është paraparë, 12 mars 2020. Vendimet e mëtejshme për dy ndeshjet do të shpallen me kohë”, thuhet në deklaratën e UEFA-s, transmeton lajmi.net.

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar panik edhe në botën e futbollit, me disa kampionate që janë anuluar krejtësisht – kurse ndeshjet tjera po zhvillohen pa tifozë. /Lajmi.net/