Zyrtare: Immobile befason të gjithë me skuadrën e re (VIDEO)
Ciro Immobile është futbollisti i ri i skuadrës së Lazios.

Merkato
Kontrata e tij është 5-vjeçare, ndërsa do të fitojë 2 milionë euro në sezon.
“Unë jam i gëzuar që jam pjesë e Lazios. Tashmë do bëj testet mjekësore për të qenë pjesë zyrtare e klubit kryeqytetas. Një përshëndetje e madhe shkon për tifozët e Lazios”, deklaroi Immobile, përcjellë “Lajmi.net”.
Kjo është goditja më e madhe e Lazios në afatin kalimtar të verës.
