ZYRTARE: Icardi nënshkruan me PSG

Mauro Icardi i ka dhënë fund ‘makthit’ të tij tek Inter.

Sport

02/09/2019 22:58

Ylli argjentinas është larguar nga skuadra e Inter, për të vazhduar një aventurë të re me skuadrën e Paris Saint Germain.

Marrëveshja mes Icardi dhe PSG është arritur vetëm një orë para përfundimit të merkatos, raporton lajmi.net.

Lojtari do të kalojë tek PSG në formë huazimi për një sezon, me mundësi blerjeje në fund.

PSG do t’i paguajë Interit 5 milionë euro për huazimin, kurse lojtari do të përfitojë pagë prej 7 milionë eurove, plus bonuse.

Në rast se kampionët e Francës vendosin për transferim permanent, atëherë duhet të paguajnë 65 milionë euro, si dhe paga e lojtarit rritet në 10 milionë euro, në kontratë pesë vjeçare. /Lajmi.net/