ZYRTARE: Gundogan rinovon kontratën me Man City
Manchester City ka mbyllur edhe një marrëveshje mjaft të rëndësishme para fillimit të sezonit të ri.

Sport
Pasi kanë nënshkruar me lojtarë si Rodri Hernandez dhe Joao Cancelo, Manchester City është kthyer kah lojtarët që i ka nën kontratë.
Faqja zyrtare e Man City ka njoftuar se skuadra ka arritur marrëveshje me mesfushorin Ilkay Gundogan, transmeton lajmi.net.
FOUR ⚽️ MORE ⚽️ YEARS
? @IlkayGuendogan ?
? #mancity pic.twitter.com/n6eLImLwZn
— Manchester City (@ManCity) August 9, 2019
Gundogan do të jetë edhe për katër vite të tjera me skuadrën kampione të Premierligës, ku do të synojë një tjetër titull kampioni.
Gundogan ka kaluar tek City në vitin 2016, nga Borussia Dortmund, dhe lojtari pëlqehet mjaft nga Guardiola. /Lajmi.net/