Zyrtare: Gripshi dhe Korenica rinovojnë me Ballkani

Ballkani ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Nazmi Gripshin dhe Meriton Korenicën.

Sport

16/05/2022 21:58

Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi kanë rinovuar kontratën e tyre me skuadrën e Ballkanit, pasi fituan titullin e kampionit, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Ballkani njofton se dyshja do të qëndrojnë në Suharekë edhe për tri vite të tjera.

Lojtarët lidheshin me një largim të mundshëm nga kampionët, por këta zëra u përgënjeshtruan sot.

Shikoni më poshtë njoftimin e plotë të Ballkanit për marrëveshjen me dy lojtarët. /Lajmi.net/