ZYRTARE: Giampaolo i kthehet punës së trajnerit, nënshkruan me Torino

Marco Giampaolo është kthyer në punën e trajnerit.

Sport

07/08/2020 17:21

Giampaolo, i cili për herë të fundit drejtonte skuadrën e Milan, është gati për aventurën e tij të re.

Trajneri italian ka zgjedhur përsëri ligën e Serie A. Kësaj radhe, ai ka nënshkruar me Torino, përcjell lajmi.net.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Torinos, Giampaolo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Kontrata lë të hapur opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e tretë. /Lajmi.net/