Zyrtare: Formacionet startuese të ndeshjes, Drita-Differdange

Skuadra e Dritës do të zhvillojë sot ndeshje e parë në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, ku do të pres kampionin e Luksemburgut, Differdange. Ndeshje e vlefshme për të arritur fazën e grupeve në ‘Conference’ do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokri”, me fillim nga ora 20:00. Para fillimit të ndeshjes janë publikuar…

Sport

21/08/2025 19:23

Skuadra e Dritës do të zhvillojë sot ndeshje e parë në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, ku do të pres kampionin e Luksemburgut, Differdange.

Ndeshje e vlefshme për të arritur fazën e grupeve në ‘Conference’ do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokri”, me fillim nga ora 20:00.

Para fillimit të ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Drita e kishte mposhtur Differdange këtë edicion në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, por do të përballet tashmë në Ligën e Konferencës pas eliminimet nga Liga e Evropës.

Skuadra me rezultatin më të mirë nga të dyja ndeshjet e zhvilluara do të sigurojë fazën e grupeve në UEFA Conference League.