ZYRTARE: Feronikeli dhe Afrim Tovërlani ndajnë rrugët

Ashtu siç edhe u deklarua pas ndeshjes me Dritën, trajneri Afrim Tovërlani “Toki”, ka ndarë rrugët me Feronikelin.

Sport

05/10/2020 17:09

Pas ndeshjes, Tovërlani tha që do të propozojë dorëheqjen nga klubi në takim me presidentin dhe kryesinë dhe një gjë e tillë edhe ndodhi.

Pas diskutimeve “Toki” e pa të arsyeshme që kjo ndarje e rrugëve është në të mirë të të dyja palëve.

Tovërlani erdhi te Feronikeli gjatë sezonit të kaluar dhe tani ndërpritet bashkëpunimi pas pesë xhirove të para të sezonit 2020-21.

Ai bëhet trajneri i parë i larguar në këtë edicion të Superligës. /Lajmi.net/