Zyrtare: Drita transferon Raddy Ovouka nga Gana

Raddy Ovouka është lojtari më i ri i Dritës. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjilanas, me anë të një njoftimi, përcjell lajmi.net. Raddy Ovouka do të jetë pjesë e klubit të Dritës për një vit, në formë huazimi nga klubi ganez Hearts of Oak. Raddy është 23 vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë,…

Sport

26/01/2023 12:48

Raddy Ovouka është lojtari më i ri i Dritës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjilanas, me anë të një njoftimi, përcjell lajmi.net.

Raddy Ovouka do të jetë pjesë e klubit të Dritës për një vit, në formë huazimi nga klubi ganez Hearts of Oak.

Raddy është 23 vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë, së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra New Mexico United.

Ai sot pritet të debutoj me ekipi në ndeshjen miqësore që zhvillojnë kundër ekipit Sllovak nga ora 15:30./Lajmi.net/