ZYRTARE: Douglas Costa huazohet në Gremio

Douglas Costa ka një klub të ri.

Sport

21/05/2021 21:31

Douglas Costa do të rikthehet në vendlindjen e tij në Brazil.

Juventus ka njoftuar se sulmuesi ka arritur marrëveshje huazimi me Gremio, duke u larguar nga Bayern Munich, ku ishte i huazuar nga vera e vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Costa do të vesh fanellën e ekipit nga Porto Allegre deri më 30 qershor, 2022.

Ai erdhi në Juventus në vitin 2017 nga Bayern Munich por nuk arriti të lë gjurmë në Torino duke u rikthyer përkohësisht në formë huazimi te skuadra bavareze prej ku karrierën do ta vazhdojë në Brazil. /Lajmi.net/