ZYRTARE: Dortmund kompleton transferimin e Kobel nga Stuttgart
Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e portierit Gregor Kobel nga Stuttgart.
Sport
Gjiganti gjerman që siguroi pjesëmarrjen në LK në xhiron e fundit ishte duke kërkuar një ‘gardian’ dhe shumë media raportuan se e duan Marc-Andre ter Stegen, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, gjermani nuk ka qenë asnjëherë opsion dhe tani Dortmund ka kompletuar kalimin e Kobel.
Portieri është shprehur i lumtur dhe krenar që do përfaqësojë Dortmundin.
“Borussia Dortmund është një ndër më të mëdhenjtë dhe më të famshme klube në botë. Më bën krenar që luajë për BVB. Dua të jem pjesë e Dortmundit në të ardhmen”, deklaroi ai.
Ndërkohë, portieri ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, që do ta mbajë te Dortmund, për se paku deri në vitin 2026./Lajmi.net/
Borussia Dortmund have completed the signing of Gregor Kobel from VfB Stuttgart on a deal until 2026! ✍️ pic.twitter.com/zwiQfwB48d
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 31, 2021