Zyrtare: Do të rizhvillohet ndeshja Juventus – Napoli

Napoli ka fituar apelin për humbjen ndaj Juventusit, pra ndeshje do rizhvillohet dhe pikët do hiqen.

Sport

22/12/2020 17:48

Ishte Napoli që nuk udhëtojë në Torino me 4 tetor shkaku i rasteve pozitive me COVID-19 dhe u dënuan automatikisht me humbje në tavolinë 3 – 0, përcjellë lajmi.net.

“Napolitanët” apeluan vendimin dhe arritën ta fitojnë këtë garë.

Dy apelet e para u refuzuan, por tani është vendosur përfundimisht se përballja Juventus – Napoli do të zhvillohet.

Mirëpo, ende data se kur do të zhvillohet nuk është caktuar./Lajmi.net/