ZYRTARE: Diego Simeone rinovon edhe për tre vite me Atleticon

Atletico Madrid ka konfirmuar se trajneri Diego simeone ka rinovuar kontratën.

Sport

08/07/2021 19:10

Tekniku argjentinas edicionin e kaluar arriti me “Los Rijoblancos” të fitojnë trofeun e La Liga-s, derisa synojnë të njëjtin sukses edhe vitin tjetër, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, falë këtij suksesi, Atletico i ka rinovuar kontratën edhe për tre vite.

“Simeone dhe stafi kanë rinovuar si rojiblancos deri më 2024”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Atletico pritet të bëjë disa transferime, derisa pas talentit braziliani, i pari do jetë De Paul nga Udinese./Lajmi.net/