Zyrtare: DFL aprovon kërkesën e Mainz, shtyhet ndeshja ndaj Augsburg

Një tjetër ndeshje është shtyrë në Bundesliga, si pasojë e COVID-19.

Sport

10/03/2022 21:00

Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ka aprovuar kërkesën e Mainz për shtyrje të ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Mainz kanë bërë kërkesë që të shtyjnë ndeshjen ndaj Augsburg, për arsye të numrit të madh të infektimeve me COVID-19.

Kjo kërkesë erdhi pasi DFL kishte vendosur të shtynte ndeshjen e Borussia Dortmund.

Nuk është caktuar akoma një tjetër datë për ndeshjen mes Mainz dhe Augsburg. /Lajmi.net/