ZYRTARE: Delegohet gjyqtari për ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid

Një nga ndeshjet vendimtare për titullin e La Ligas do të zhvillohet më 8 maj mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.

Sport

06/05/2021 11:33

‘Los Colchoneros’  janë liderë të La Ligas me 76 pikë, ndërsa Barcelona dhe Real Madrid kanë nga 74 pikë secila respektivisht, shkruan lajmi.net.

Blaugranët po kërkojnë që të marrin kreun e tabelës, derisa Atletico Madrid të thellojë diferencën e pikëve.

Mateu Lahoz është deleguar për të drejtuar ndeshjen, e cila vlerësohet si një nga më të rëndësishme këtë sezon në La Liga./Lajmi.net/