Zyrtare: Damir Milacic, trajneri i ri i Pejës
Klubi i basketbollit GO+ Peja ka zyrtarizuar emërimin e kroatit Damir Milačić si kryetrajner të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Milačić, 51 vjeç, vjen me një përvojë të pasur në basketboll, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner, profesion të cilin e ushtron që nga viti 2012. Pjesën më të madhe të…
Sport
Klubi i basketbollit GO+ Peja ka zyrtarizuar emërimin e kroatit Damir Milačić si kryetrajner të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.
Milačić, 51 vjeç, vjen me një përvojë të pasur në basketboll, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner, profesion të cilin e ushtron që nga viti 2012. Pjesën më të madhe të karrierës së tij trajneriale ai e ka zhvilluar në Kroaci, ndërsa ka pasur edhe një përvojë ndërkombëtare në Belgjikë, transmeton lajmi.net.
Gjatë sezonit 2024/25, Milačić u shpall trajneri i vitit në Kroaci, vlerësim që konfirmon suksesin dhe cilësinë e punës së tij në stolin drejtues.
Trajneri i ri pritet ta marrë drejtimin e GO+ Pejës nga dita e nesërme, ndërsa klubi shpreh besimin se eksperienca e tij do të jetë vendimtare për objektivat e skuadrës në vazhdim të sezonit./lajmi.net/