ZYRTARE: Chong nënshkruan me Man Utd, shokon Interin

Tahith Chong ka rinovuar kontratën me Manchester United.

Sport

09/03/2020 19:37

Talenti premtues, Chong, ka nënshkruar rinovimin e kontratës me skuadrën e Manchester United, transmeton lajmi.net.

Chong do të jetë pjesë e skuadrës së United deri në vitin 2022.

Ky lajm ishte paksa befasues, pasi lojtari thuajse kishte arritur pajtueshmëri për termet personale me Inter.

United duket se në fund kishte vendosur që t’i vazhdojë të riut qëndrimin në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/