ZYRTARE: Chelsea ia vazhdon kontratën edhe për një vit Giroudit

Spekulimet për të ardhmen e Oliver Giroud kanë marrë fund.

Sport

20/05/2020 19:17

Sulmuesi francez do të mbetet pjesë e Cheslea edhe në sezonin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Chelsea ka vendosur të ushtrojë një opsion në kontratën e tij, për ta mbajtur në klub edhe për një sezon.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

Giroud ka qenë i lidhur me një transferim në Itali tek Inter dhe Lazio.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, duke që ka shkaktuar dëme ekonomike edhe te Chelsea, që ka vendosur të mbajë në skuadër francezin, duke evituar ndërhyrjen në tregun e transferimeve./Lajmi.net/