Konferenca e IX Ndërqeveritare në Bruksel, Rama: Do shfuqizojmë ligjin për Investimet Strategjike, ai për Zonat e Mbrojtura është nga më të mirët që kemi
Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, Kryeministri Rama njoftoi shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike. Kryeministri shtoi se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk do të shfuqizohet pasi është një nga më të mirët që ka vendi ynë dhe për ta hartuar atë është punuar shumë fort. “Na duhet të shfuqizojmë ligjin…
Lajme
Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, Kryeministri Rama njoftoi shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
Kryeministri shtoi se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk do të shfuqizohet pasi është një nga më të mirët që ka vendi ynë dhe për ta hartuar atë është punuar shumë fort.
“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, që është diçka për të cilën kemi disa kohë që kemi rënë dakord. Ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Për ligjin tjetër nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur rezolutë në Komisionin Evropian. Duhet të ndryshojmë gjithçka që nuk është në pajtim me standardet evropiane.
Ligji për investimet strategjike do të anulohet. Ai për zonat e mbrojtura është nga më të mirët që kemi dhe kemi punuar shumë fort për ta hartuar. Është i pari në vend, nuk kishim një të tillë. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike, të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me standardet e BE-së”, u shpreh Rama.