Të Infektuar: 102.742

Të Shëruar: 89.141

Të Vdekur: 2.105

ZYRTARE: Caktohet gjyqtari për El Clasico

12:02 | 8 Prill 2021

Mateu Lahoz është deleguar si gjyqtar për ndeshjen mes Real Madrid dhe Barcelonës, e cila zhvillohet më 10 prill.

Gjatë javës së fundit është spekuluar nga mediat spanjolle se Mateu Lahoz do të jetë i deleguari për ndeshjen e El Clasicos dhe një gjë e tillë është zyrtarizuar tashmë, transmeton lajmi.net.

Ky pritet të jetë një lajm i keq për Barcelonën, kjo për arsye se nën drejtimin e tij Barcelona ka fituar vetëm një ndeshje nga pesë të mundshme.

Rekordi në El Clasico i Mateu Lahoz:

Real Madrid 2-1 Barcelona – Finalja e Super Kupës Spanjolle 2012/13 Ndeshja e dytë
Barcelona 1-2 Real Madrid – Finalja e Kupës Spanjolle 2013/14
Barcelona 2-1 Real Madrid – 2014/15 La Liga
Barcelona 1-1 Real Madrid – Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës Spanjolle 2018/19
Real Madrid 2-0 Barcelona – 2019/20 La Liga

Herën e fundit kur Barca dhe Madrid u gjykuan nga Lahoz, ‘Galaktikët’ mundën Blaugranët me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu në vitin 2020./Lajmi.net/