ZYRTARE: Batshuayi te Crystal Palace

Crystal Palace kanë siguruar shërbimet e Michy Batshuayi.

Sport

10/09/2020 18:19

Anëtari i Chelsea, Michy Batshuayi, do të vazhdojë aventurën në Premierligë, por këtë sezon me fanellën e Crystal Palace.

Lojtari belg është bashkuar me Palace në formë huazimi, përcjell lajmi.net.

Batshuayi nuk shihej në planet e Lampard, megjithatë skuadra ka hezituar ta shes kartonin e tij.

Sulmuesi do të ketë mundësi ta tregojë veten larg ambienteve të ‘Stamford Bridge’. /Lajmi.net/