Zyrtare: Ballkani prezanton transferimin e Eris Abedinit

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon me punë para ndeshjeve kualifikuese të garave europiane. Tri herë kampioni kosovar gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e ri në skuadër. Therandasit kanë nënshkruar me Eris Abedinin, ish-kapitenin e kombëtares U21 të Kosovës. Abedini ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Ballkanin, derisa këtë e…

Sport

04/07/2024 18:38

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon me punë para ndeshjeve kualifikuese të garave europiane.

Tri herë kampioni kosovar gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e ri në skuadër.

Therandasit kanë nënshkruar me Eris Abedinin, ish-kapitenin e kombëtares U21 të Kosovës.

Abedini ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Ballkanin, derisa këtë e ka konfirmuar vetë klubi me një postim në rrjetin social “Facebook”.