ZYRTARE: Atletico transferon Marcos Paulo
Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e talentit brazilian, Marcos Paulo.
Sport
Paulo ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, transmeton lajmi.net.
20-vjeçari ishte ndër më premtuesit te Fluminense edicionin e kaluar, duke zhvilluar 24 ndeshje dhe regjistruar tre gola dhe tre asistime.
“Kemi arritur marrëveshje me një lojtar të ri. Braziliani ka nënshkruar për pesë vite. Marcos Paulo Costa do Nacimento është lojtar i ri i Atletico Madridit”, shkruhet në komunikatë.
Marcos Paulo is a Red & White! ? pic.twitter.com/MdHvhM4dOP
— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 5, 2021
Ndërkohë, Atletico pritet ta kompletojë edhe transferimin e De Paul nga Udinese./Lajmi.net/