ZYRTARE: Atletico Madrid largohet nga Superliga Evropiane

Pas gjashtë klubeve angleze dhe Inter, është skuadra e Atletico Madridit që ka bërë të ditur largimin nga Superliga Evropiane.

Sport

21/04/2021 12:02

Klubi spanjoll përmes një komunikate zyrtare konfirmoi largimin, transmeton lajmi.net.

“Bordi i Drejtorëve i Atletico de Madrid, që mblidhet këtë të Mërkurë në mëngjes, ka vendosur të komunikojë zyrtarisht me Superligën dhe pjesën tjetër të klubeve themeluese vendimin e tij për të mos zyrtarizuar përfundimisht aderimin e tij në projekt.

Atletico de Madrid e mori vendimin të hënën e kaluar për t’u bashkuar me këtë projekt në përgjigje të rrethanave që nuk ekzistojnë më sot”, shkroi klubi në Twitter.

Gjithashtu presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka konfirmuar që Superliga Evropiane nuk vazhdon./Lajmi.net/