ZYRTARE: Arrihet marrëveshja, detajet e transferimit të Moussa Dembele në Atletico Madrid

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Olympique Lyon për transferimin e Moussa Dembele në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sport

13/01/2021 18:57

Francezi tanimë është lojtar i Los Colchoneros dhe Diego Simeone tani lojtarë të shumtë me të cilët mund të luajë në fazën e sulmit.

Atletico Madrid do të paguajë 1.5 milion euro për huazimin e tij, ndërsa më pas ka edhe opsionin e blerjës të përfshirë në marrëveshje (€33 milion + €5 milion bonuse), përcjell lajmi.net.

Sulmuesi ishte transferuar në Lyon gjatë verës së 2018 dhe ka shënuar 45 gola, duke dhuruar kështu 13 asistime në 108 ndeshje për klubin francez./Lajmi.net/