Zyrtare: Ardian Nuhiu vazhdon kontratën me Dritën

Sport

13/05/2022 22:24

Trajneri i Dritas, Ardian Nuhiu vazhdon edhe tri vite të tjera me ekipin nga Gjilani.

Sot, në ambientet e klubit Drita është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

Marrëveshja për rinovim është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, përcjell lajmi.net.

Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC Drita beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin nga Gjilani më 17 shtator, 2018./Lajmi.net/