Zyrtare: Arbëria nuk di të ndalet me transferime, përfocohet me Anes Hotin

Arbëria e Dobrajës është duke vazhduar me transferime me vetëm një qëllim të mbeten në Superligë.

Sport

03/01/2021 16:12

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina ka transferuar Anes Hotin, që luan në pozitën e qendërsulmuesit, shkruan lajmi.net.

Së fundmi boshnjaku me prejardhje shqiptare ishte pjesë e ligës së Maqedonisë.

Njoftimi i plotë i Arbërisë pa ndërhyrje:

“Mirë se vjen ANES HOT ?

I dëshirojm mirë se ardhje në klubin tonë futbollistit Anes Hot, boshnjakut me prejaedhje shqiptare!

Ai eshte 25 vjeçar dhe luan në poziten e qendër sulmuesit, dhe në mini afatin kalimtar të janarit na

bashkohet tek KF Arbëria .

Së fundi ishte pjesë e ligës superiore të Maqedonisë.

Klubi KF Arbëria i uron shëndet dhe shumë suksese së bashku me ne”, shkroi klubi./Lajmi.net/