ZYRATRE: Borussia Dortmund transferon Emre Can

Emre Can ka kaluar te Borussia Dortmund.

Sport

31/01/2020 19:05

Borussia Dortmund dhe Juventus kanë gjetur marrëveshje për huazimin e mesfushorit Emre Can.

Faqja zyrtare e Dortmund njofton se gjithçka është zyrtare, dhe Can do të jetë lojtar i huazuar i ‘Verdhezinjve’ , përcjell lajmi.net. Dortmund do të ketë obligim blerjen e tij për 30 milionë euro.

Lojtari nuk gjente minutat e duhura te Juventus, me Maurizio Sarri, dhe tashmë është kthyer në Bundesliga.

Can ka luajtur edhe më parë në kampionatin gjerman, me Leverkusen, para se të kalonte te Liverpool. /Lajmi.net/