Zyra e Netanyahut: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa drejt Izraelit që nga e premtja
Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt Izraelit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Sulmet kanë goditur 40 vende në të gjithë Izraelin, duke rezultuar në gati 19 mijë kërkesa për dëmshpërblim të paraqitura pranë autoriteti tatimor,…

Bota
Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt Izraelit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sulmet kanë goditur 40 vende në të gjithë Izraelin, duke rezultuar në gati 19 mijë kërkesa për dëmshpërblim të paraqitura pranë autoriteti tatimor, transmeton lajmi.net.
Deri më tani 24 persona janë vrarë në Izrael, më shumë se 800 banorë janë plagosur dhe mbi 3.800 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, raporton CNN.
Të paktën 224 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja, sipas autoriteteve iraniane./Lajmi.net/