Shiti automjetet që mori me qira, ndalohet 40 vjeçari në Elbasan që ishte i dënuar me 2 vjet burgim

Një 40 vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi që ka shitur automjetet që ka marrë me qira. Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i…

Lajme

18/06/2025 13:42

Një 40 vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi që ka shitur automjetet që ka marrë me qira.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.
Policia e Shtetit ka njoftuar se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.