Zyra e BE’së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti transmetuesit publik dhe ligj të ri për financimin e tij
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi. Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në këtë takim është diksutur për sfidat aktuale të transmetuesit publik dhe nevojën urgjente për transferimin e…

Lajme
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në këtë takim është diksutur për sfidat aktuale të transmetuesit publik dhe nevojën urgjente për transferimin e buxhetit që do të mundësonte vazhdimin e transmetimit.
Palatova ka theksuar se “RTK-ja luan një rol thelbësor në ofrimin e lajmeve të shpejta, të sakta dhe të paanshme për të gjitha komunitetet në Kosovë”.
“BE-ja nënvizon rëndësinë e sigurimit të financimit të qëndrueshëm për transmetuesin publik përmes një ligji të ri për RTK-në”, thuhet në njoftim.
Punëtorëve të RTK-së nuk i janë ekzekutuar pagat e muajit korrik.