Zyberaj: Sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi ynë për SHTETndërtim

Kandidati për deputet në listën e AKR-LDK, Jetlir Zyberaj, ka thënë se sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi i tyre për SHTETndërtim.

Lajme

07/02/2021 13:51

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fitorja tashmë është e pashmangshme, Lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm.

Postimi i plotë:

LDK 132✅

Jetlir Zyberaj 44✅

Sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi ynë për SHTETndërtim.

Qytetarët në masë, gjithandej Kosovës, njëjtë si këtu në Shtime, po rreshtohen për Shtetin SHTET.

Fitorja tashmë është e pashmangshme, Lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm. /Lajmi.net/