Zyberaj e përmbylli me sukses misionin e vrapimit Prishtinë-Tiranë, tregon sfidat që kishte gjatë rrugëtimit
Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj e përmbylli me sukses misionin e tij, vrapimin nga Prishtina në Tiranë, për nder të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Zyberaj u nis një ditë më parë (e hënë) nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë dhe mbërriti në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë sot gjatë ditës. Pasi kaloi misionin me shumë…
Sport
Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj e përmbylli me sukses misionin e tij, vrapimin nga Prishtina në Tiranë, për nder të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Zyberaj u nis një ditë më parë (e hënë) nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë dhe mbërriti në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë sot gjatë ditës.
Pasi kaloi misionin me shumë sukses, Zyberaj u shpreh i lumtur për respektin që i dha Bashkia e Tiranës, ndërsa foli edhe për sfidat me të cilat u përball ai gjatë rrugëtimit prej 260 kilometrave.
“Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ne ia arritëm”- tha Zyberaj për RTSH.
Zyberaj ka treguar edhe nga i erdhi ideja për këtë vrapim.
“Ideja ka qenë eë para disa viteve. Tashmë jam i njohur për vrapimet në distancet e gjata që bëj. Ka qenë një dëshirë që të sfidoj veten edhe në një distancë të tillë”- shtoi ai./Lajmi.net/