Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, reduktohet numri i shqiptarëve

Kombëtarja e Zvicrës në futboll ka publikuar listën finale për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sport

28/05/2019 10:40

Në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve, Zvicra do të ketë përballë kombëtaren e Portugalisë, përcjell lajmi.net.

Para kësaj ndeshje, selektori i helvetikëve ka publikuar listën me 23 emrat që do ta përfaqësojnë Zvicrën, ku vërehet reduktimi i numrit të lojtarëve me prejardhje shqiptare.

Në emëroren e kombëtares zvicerane janë vetëm tre lojtarë shqiptarë; Albian Ajeti, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të Zvicrës, për finalet e Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/