Zviceranja dërgon mesazhe kërcënuese një burrit në Kosovë, ajo arrestohet nga policia

Policia raporton se ka arrestuar një femër me shtetësi zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës, mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të dyshuarës i është gjetur marihuanë me peshë 3.05 gram. Ndërsa e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar e dyshuara femër…

Lajme

19/04/2024 09:02

Policia raporton se ka arrestuar një femër me shtetësi zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të dyshuarës i është gjetur marihuanë me peshë 3.05 gram. Ndërsa e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është  gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.” /Lajmi.net/