Zviceranët marrin meritat e kualifikimit të Shqipërisë
Mediat në Zvicër thonë se zviceranët ndihmuan Shqipërinë që të kualifikohet në Euro 2016

Sport
Shqipëria tashmë ka bërë ëndrrën realitet dhe është kualifikuar në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.
Në fitoren 3:0 të Shqipërisë, të tre golat u shënuan nga futbollistët që vijnë nga Zvicra, Gashi, Xhimshiti dhe Sadiku.
Andaj, gazeta Blick.ch shkruan se zviceranët janë më meritoret për këtë kualifikim, pasi që të tre këta futbollistë vijnë nga futbolli zviceran.