Zveçani do të ketë palestër 2.5 milionëshe të financuar nga BE-ja, Orav: Mbështetje për Kosovën dhe komunitetet

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, sot ka përuruar një palestër të re sportive të financuar nga BE-ja, në Zveçan. Në njoftimin e BE’së, bëhet e ditur se investimit është në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, dhe se, i njëjti prek rininë, përfshirjen dhe zhvillimin ekonomik. Në postim thuhet edhe se, palestra është e projektuar…

Lajme

04/03/2026 15:23

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, sot ka përuruar një palestër të re sportive të financuar nga BE-ja, në Zveçan. Në njoftimin e BE’së, bëhet e ditur se investimit është në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, dhe se, i njëjti prek rininë, përfshirjen dhe zhvillimin ekonomik.

Në postim thuhet edhe se, palestra është e projektuar për basketboll, hendboll, volejboll dhe aktivitete të tjera, përcjell Express.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i qëndrojë për krah Kosovës dhe të gjitha komuniteteve të saj, duke mbështetur reforma dhe duke investuar në projekte që sjellin përmirësime të prekshme në jetën e njerëzve dhe i ndihmojnë Kosovës të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë Orav.

Postimi i plotë:

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, e përuroi sot një palestër të re sportive të financuar nga BE-ja në Zveçan, investim ky në vlerë prej 2.5 milionë eurosh në rininë, përfshirjen dhe zhvillimin e komunitetit.

E projektuar për basketboll, hendboll, volejboll dhe shumë aktivitete të tjera, kjo sallë është më shumë se një objekt bashkëkohor. Ajo përbën një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha komunitetet mund të mblidhen, të ndërtojnë miqësi dhe ta fuqizojnë punën në grup.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i qëndrojë për krah Kosovës dhe të gjitha komuniteteve të saj, duke mbështetur reforma dhe duke investuar në projekte që sjellin përmirësime të prekshme në jetën e njerëzve dhe i ndihmojnë Kosovës të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.

Urime komunës dhe komunitetit të Zveçanit! Si partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, mezi presim ta shohim këtë palestër sportive të mbushur me energji, ambicie dhe lojë të ndershme.