Zv.persidenti amerikan: Maduro është personi më i ri që po e kupton se Presidenti Trump e bën atë që e thotë

.presidenti amerikan, JD Vance, ka reaguar pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduros. Vance ka thënë se Maduro është personi më i ri që e kupton se Trump e bën atë që e thotë. Ai ka uruar edhe forcat amerikane që e kanë kryer operacionin. “Presidenti ofroi disa rrugëdalje, por gjatë…

Bota

03/01/2026 16:12

.presidenti amerikan, JD Vance, ka reaguar pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduros.

Vance ka thënë se Maduro është personi më i ri që e kupton se Trump e bën atë që e thotë.

Ai ka uruar edhe forcat amerikane që e kanë kryer operacionin.

“Presidenti ofroi disa rrugëdalje, por gjatë gjithë këtij procesi ishte shumë i qartë: trafiku i drogës duhet të ndalet dhe nafta e vjedhur duhet t’i kthehet Shteteve të Bashkuara. Maduro është personi më i ri që po e kupton se Presidenti Trump e ka seriozisht atë që thotë.Përgëzime për operatorët tanë të guximshëm specialë, të cilët realizuan një operacion vërtet mbresëlënës”, ka shkruar JD Vance.